Dita e tretë e luftës në Ukrainë

Banorët e Kievit kanë kaluar një tjetër natë nën sinjalet e alarmit për sulme ajrore. Deri herët në mëngjes janë dëgjuar të paktën 5 shpërthime të mëdha në kryeqytetin e Ukrainës, ndërsa konfliktet me armë mes ushtrisë vendase dhe asaj ruse kanë qenë të forta.

Ndërkohë, ushtria ukrainase thotë se ka arritur të shkatërrojë 102 530 mjete të armatosura, 14 avionë, dy helikopterë por dhe armatime të tjera. Po ashtu pretendohet se janë 3 mijë e 500 ushtarë të Moskës që janë vrarë deri më tani ndërsa 150 ushtarakë të ukrainës kanë mbetur viktima. Megjithatë mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se këto janë shifra ende të pakonfirmuara, teksa beteja i afrohet gjithnjë e më shumë qenndrës së kryeqytetit.

Megjithatë zyrtarët e Kievit pretendojnë se edhe në ditën e tretë kanë arritur të thyejnë sulmet e kundërshtarëve.

Ushtrisë i janë bashkuar dhe mjaft qytetarë. Me bomba Molotov ata shfaqen të përgatitur por dhe duke sulmuar ushtrinë që synon pushtime

Dita e tretë e luftës në Ukrainë

Për të ndaluar kolonën me forca të armatosura dhe armatime, një prej efektivëve të Ukrainës vendosi të vetësakrifikohej duke hedhur urën në erë me qëllim ndalimin e tyre

Gjatë natës u shpërnda me shpejtësi lajmi se presidenti Zelenski kishte kërkuar nga shtetet e bashkuara të evakuohej. Por rreth orës 7 të mëngjesit kreu i Kievit ka mohuar gjithçka. Përmes nëj reagimi në rrjetet sociale ai kërkon të mos i besohet gënjeshtrave

"Unë jam këtu. Ne nuk po i lëmë armët. Ne do të mbrojmë vendin tonë, sepse arma jonë është e vërteta dhe e vërteta jonë është se kjo është toka jonë, vendi ynë, fëmijët tanë dhe ne do t'i mbrojmë të gjitha këtoi. Kjo është ajo. Kjo është gjithçka që doja t'ju them. Lavdi Ukrainës", tha ai.

Dita e tretë e luftës në Ukrainë

Nga ana tjetër edhe Rusia nuk ka qenë e qetë. Mijëra kanë vijuar protestat nën moton ndal luftës.