Ambasada e Ukrainës në Shqipëri hap zyrë: Na duhen armë, ndihma financiare dhe humanitare

Volodymyr Shkurov, ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, u ka bërë thirrje autoriteteve ruse të mbajnë qëndrim kundër agresionit rus. Shkurov u shpreh se Ukraina ka nevojë për ndihmë suplementare me armë, ndihmë financiare apo humanitare.

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov, i ka bërë thirrje rusëve të dënojnë agresionin dhe të mbajnë qëndrim ndaj luftës.

"I bëj thirrje shoqërisë ruse dhe diplomatëve rus të shprehin qëndrimin e tyre  duke dënuar luftën dhe sulmin".  

Një thirrje diplomati i Kievit në Tiranë, i drejtoi dhe komunitetit perëndimor.

"Deri më sot 198 civilë kanë humbur jetën si pasojë e agresionit mes tyre 3 fëmijë. 1115 janë plagosur mes tyre 33 fëmijë. Pala Rusia ka humbur 14 avion, 8 helikopterë, 200 ushtarë janë të plagosur, 3500 ushtarë janë të vrarë. Ukraina i ka bërë thirrje Kryqit kuq që të transportojë viktimat. Ukraina është e pajisur me armë por ekziston nevoja për ndihmë suplementare, qoftë me armë apo fincanciare"- tha ai.

Ai tha se bota po sensibilizohet nga dita në ditë ndaj luftës.

"Njerëzit masivish po shkojnë drejt repartit ushtarak për t’u pajisur me armë, po ngrenë strehime nëntokësore. Ju jeni vetë dëshmitar se si popuj të vendeve të ndryshme po bashkohen me Ukrainën dhe dënojnë agresionin. Nëse deri dje Italia, Franca dhe Qipro ishin kundër Rusisë ndaj sistemit SWIF, sapo kemi marrë një konfirmim për ndryshimin e qëndrimit". 

Në shenjë revolte kundër luftës, Shkurov thirri edhe një protestë përballë Ambasadës ruse në Tiranë ditën e dielë.