BBC: Projekt rezoluta e OKB-së që dënon sulmin rus, u modifikua në minutën e fundit. Shkak Kina
Një projekt-rezolutë që po debatohet nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së sapo ka pësuar disa ndryshime të minutës së fundit, mëson BBC.
Në vend që të "dënojë me termat më të fortë" pushtimin e Rusisë, ajo tani "shpreh keqardhjen me termat më të fortë" për sulmet. (Shenim: Origjinal në anglisht termi “condemning in the strongest terms” bëhet “deplores in the strongest terms” shkruan BBC)
Drafti i fundit kërkon gjithashtu tërheqjen e menjëhershme, të plotë dhe të pakushtëzuar të të gjitha forcave ruse nga Ukraina.
Një diplomat i lartë i Këshillit të Sigurimit tha se kjo u arrit pas negociatave me Kinën pasi diplomatët po përpiqen të bindin Pekinin që të abstenojë në vend që të votojë kundër rezolutës.
Nevojiten nëntë vota në panelin prej 15 anëtarësh që të miratohet një rezolutë. Megjithatë, pesë anëtarët e përhershëm - SHBA, Britania e Madhe, Franca, Rusia dhe Kina - të gjithë kanë të drejtën e vetos.
Projekt-rezoluta e e cila dënon me terma të ashpra sulmin u propozua nga Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria, mbështetet tek neni i shtatë i Kartës së OKB-së, që parashikon "veprim nga forcat ajrore, detare ose tokësore" për të ruajtur paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.
