Presidenti i Ukrainës thotë se Rusia është gati të sulmojë Kievin: Nata do jetë shumë e vështirë
Në një video deklaratë presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky paralajmëroi se Rusia mund të sulmojë Kievin në orët në vijim.
“Nata do të jetë e vështirë, shumë e vështirë por mëngjesi do të vijë” tha ai
Në mbrëmje armiqtë do të përdorin të gjithça kanë për të thyer rezistencën tonë. Sonte ata do të ndërmarrin sulmin”
“Këtë natë ne duhet të ngulmojmë. Fati i Ukrainës po vendoset pikërisht tani” tha Zelensky
Ndërkohë Rusia ka deklaruar se ka marrë qytetin Melitopol.
Ministrija e mbrojtjes Ruse tha se trupat kanë hyrë në qytetin Melitopol pa rezistencë, raporton agjencia e lajmeve ruse Itar Tass.
❗️Shooting is heard in #Kyiv pic.twitter.com/dSChUwHfNE
— NEXTA (@nexta_tv) February 25, 2022
Vetë BBC nuk mund të verifikojë këtë informacion por më përpara presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenski tha se kishte luftime të ashpra në qyteti.
Melitopol është një qytet me 150 mijë banorë në juglinje të Ukrainës afër Krimesë.
