Rusia bllokon rezolutën e OKB-së që dënon sulmin ndaj Ukrainës
Rusia, siç pritej, vendosi veton ndaj një projekt-rezolute të OKB-së, e cila do të dënonte pushtimin e saj në Ukrainë, pas një debati në Këshillin e Sigurimit të mbledhur mbrëmjen e 25 shkurtit 2022.
Njëmbëdhjetë anëtarë votuan pro rezolutës. India, Kina dhe Emiratet e Bashkuara Arabe abstenuan.
Rezoluta ishte e dënuar të dështonte për shkak të të drejtës së vetos së Rusisë si një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Gjatë debatit, ambasadori i SHBA-së në OKB tha se kishte qëllim të parandalonte agresionit me të cilin përballet Ukraina.
Projekt-rezoluta e cila dënonte me terma të ashpra sulmin u propozua nga Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria, mbështetetur tek neni i shtatë i Kartës së OKB-së, që parashikon "veprim nga forcat ajrore, detare ose tokësore" për të ruajtur paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.
Por sipas BBC kjo pr/rezolutë pati ndryshime në minutën e fundit dhe ashtu siç pritej Rusia vuri veton.
