Pamje dramatike, sulme me raketa, tanke e sirena lufte, ukrainasit përjetojnë natën e dytë të tmerrit

Edhe mbrëmja e sotme i gjeti ukrainës nën sulmin e raketave, armëve dhe sirenave të luftës nga ushtria ruse.

Pamjet e publikuara nga mediat e huaja, shihen tanke nëpër rrugë, shpërthime kudo dhe raketa.

Mes frikës dhe panikut shumë qytetarë ukrainas janë dyndur në kufijtë e Ukrainës për të shkuar në vende më të sigurta për familjet e tyre. Ndërkohë për të dalë jashtë kufijve janë ndaluar burrat të moshës 18-60 vjeç.

Sot ishte dita e dytë e luftës, e cila nisin mëngjesin e 24 shkurtit. .