Shtëpia e Bardhë konfirmon se SHBA-të do tu vënë sanksione Putinin dhe Lavrovin
Shtetet e Bashkuara do t'i bashkohen Bashkimit Evropian për të sanksionuar drejtpërdrejt presidentin rus Vladimir Putin dhe ministrin e jashtëm rus Sergej Lavrov, konfirmoi Shtëpia e Bardhë të premten.
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se vendimi erdhi pas një telefonate mes Presidentit Biden dhe Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
"Shtetet e Bashkuara do t'u bashkohen atyre në sanksionimin e Presidentit Putin dhe Ministrit të Jashtëm Lavrov dhe anëtarëve të ekipit rus të sigurisë kombëtare," u tha ajo gazetarëve.
I pyetur se çfarë ndryshoi mes të premtes dhe të enjtes, kur Biden njoftoi një raund të ri sanksionesh që nuk përfshinte Putinin, Psaki tha se opsioni "ka qenë në shqyrtim dhe në tryezë për disa kohë".
“Pikëpamja e fortë dhe parimi i fortë i Presidentit që nga fillimi i këtij konflikti, madje edhe më parë duhet të them, ka qenë ndërmarrja e veprimeve dhe hapave në përputhje me partnerët tanë evropianë, dhe kjo sigurisht është dëshmi e kësaj”, tha Psaki.
Udhëheqësi rus do të bëhet objektivi i profilit më të lartë në përpjekjet për të imponuar kosto mbi ekonominë ruse dhe rrethin e brendshëm të Putinit në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës.
Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar njoftuan gjithashtu se do të vendosin sanksione kundër Putinit dhe ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov të premten.
Vendimi për të shënjestruar Putinin drejtpërdrejt përmes aleatëve perëndimorë shënon përshkallëzimin më personal të një përpjekjeje gjithëpërfshirëse për t'iu përgjigjur veprimeve të Rusisë përmes ndëshkimeve ekonomike.
Ndërsa është e paqartë shkalla e efektit të drejtpërdrejtë - zyrtarët kanë thënë prej kohësh se financat e Putinit janë të errëta dhe të vështira për t'u gjurmuar.

