Video/ Eksploziv në një spital në jug të Ukrainës, shikoni momentin e shpërthimit

Në një video të ndarë nga mediat e huaja, shihen shpërthimet në qytetin jugor të Ukrainës, Melitopol.

Sipas asaj që raporton BBC, pamjet tregojnë momentin kur departamenti i trajtimit të kancerit në  një spital goditet nga një eksploziv.

Shpërthime të shumta  janë dëgjuar ditën e sotme edhe në Kiev. Mësohet se kanë ndodhur rreth 5 shpërthime të mëdha në afërsi të kryeqytetit ukrainas.