Shefi i Inteligjencës britanike: Objektivi i Rusisë, të kontrollojë popullin ukrainas dhe të ndryshojë “regjimin"

Objektivi i Federatës Ruse në Ukrainë është të sigurojë kontrollin e popullsisë dhe të ndryshojë regjimin", tha të premten në një deklaratë të lëshuar nga Downing Street, Shefi i Inteligjencës së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, Sir Jim Hockenhull.

“Forcat ruse vazhdojnë të avancojnë në dy akse drejt Kievit”, - tha Hockenhull.

“Objektivi i tyre është të rrethojnë kryeqytetin, të sigurojnë kontrollin e popullsisë dhe të ndryshojnë regjimin”.

Zyrtari britanik i inteligjencës vuri në dukje gjithashtu se Rusia vazhdon të kryejë sulme në të gjithë Ukrainën me një seri të bashkërenduar sulmesh të nisura në kryeqytetin e vendit, Kiev, gjatë natës të së enjtes deri të premten.

"Në Chernihiv dhe Kharkiv janë përdorur shumë raketahedhës," – theksoi Hockenhull.

“Forcat e Armatosura të Ukrainës vazhdojnë të ofrojnë rezistencë të fortë, duke u fokusuar në mbrojtjen e qyteteve kryesore në të gjithë Ukrainën”, - shtoi ai.