Krematorium lëvizës për "të eliminuar" ushtarët e vrarë rusë
Forcat ruse kanë krematorium lëvizës ku mund të digjen ushtarët e vrarë gjatë sulmit ka konfirmuar Fox News.
Krematoriumi i lëvizshëm është parë mes trupave ruse ndërsa vazhdojnë sulmin e tyre në Ukrainë.
Sekretari britanik i mbrojtjes Ben Ëallace tha për “The Telegraph” i cili raportoi i pari lajmin, se krematoriumi i lëvizshëm mund të përdoret si një mënyrë për të minimizuar viktimat ushtarake ruse.
Trupat ruse po avancojnë drejt Kievit ku gjatë natës janë dëgjuar dhe shpërthime
Agjencia e lajmeve Reuters thotë se janë dëgjuar shpërthime të shkaktuara nga predha artilerie, së bashku me të shtëna me armë zjarri në rrethet perëndimore të kryeqytetit.
Ndërkohë, kryetari i bashkisë së Kievit Vitaliy Klitschko në Telegram shkruan për pesë shpërthime që ndodhën pranë termocentralit Troieshchyna në Kiev.
