Video/ Zverev kalon çdo kufi. Numri 3 i botës, fjalor të turpshëm, godet dhe arbitrin
Janë të shpeshta kohët e fundit ku tenistët po humbin toruan gjatë turneve dhe pas Medvedev javë më parë, tani radhën për të bërë shfaqje të shëmtuar e kishte numri 3 i botës, Alexander Zverev.
Në turneun e Meksikës në lojën dyshe, që i paraprin turneut tjetër ATP Acapulco, tenisti gjerman humbi totalisht toruan ku njëherë shpërtheu në fjalor rruge dhe ofendime e më pas në fund të ndeshjes goditi dhe vendin ku qëndron arbitri me raketë.
Ndiqni të dyja videot më poshtë të asaj që ndodhi në turneun meksikan.
Si no lo descalifican será una prueba de la guerra vs Djokovic pic.twitter.com/fvszaViQU0
— Pau (@paulinapaar) February 23, 2022
— Pau (@paulinapaar) February 23, 2022
Sigurisht që indinjimi në rrjetet sociale ishte i madh teksa jo shumë më vonë se shfaqja e shëmtuar, organizatorët e turneut të Acapulcos vendosën ta skualifikonin numrin 3 të botës. Dhe në fakt e meritoi./Ora News/.
