Partnerë në jetë dhe në biznes, çifti Petushi rrëfejnë si nisi gjithçka

Çifti Arjanita dhe Redi Petushi të ftuar në emisionin “Jeto me Orën” na rrëfyen sesi përveç se janë partnerë në jetë janë edhe në sipërmarrje. Ato sjellin gjithmonë ide të reja përsa i përket fushës së marketingut. Ideja për të krijuar një agjenci të tillë lindi krejt pa pritur duke qenë se ato kanë pasur eksperienca të mëparshme në fushën e marketingut.

Shumë biznese me të cilat ato kanë bashkëpunuar kanë qenë  shumë të kënaqur nga puna e tyre. Redi Petushi u shpreh se përkushtimi i tyre si çift në këtë fushë ishte maksimal. 

Avantazhi i tyre ishte se duke qenë se kishin qenë më përpara pjesë e kompanive të tjera të marketingut, puna e tyre si sipërmarrës ishte më e thjeshtë. Marketingu ka filluar që kohët e fundit të ketë një vlerësim shumë të madh nga biznese të ndryshme. Çifti ka pesë vjet që ka hapur një agjenci të tyren.

Redi Petushi e tregoi ndryshimin e emrit të kompanisë sikur i vesh një palë këpucë të reja. Marketingu më parë nuk ka qenë siç është sot duke qenë se rrjetet sociale kanë marrë një tjetër pushtet. Arjanita Petushi na tregoi se”Kemi ndenjur rreth 2 javë duke menduar se çfarë emri do ti vendosnim kompanisë tonë. 

Emri që ata i vendosën ishte “Ahead”. Ata ne treguan gjithashtu se për 5 vjetorin e kompanisë së tyre realizuan një event që i bëri të gjithë të ftuarit të ndiheshin të emocionuar. Ata na dhanë gjithashtu disa këshilla sesi të bëhet një event i bukur për sa i përket marketingut duke na thënë kështu që duhet të ketë një organizim mjaft të mirë si dhe të ketë frymë bashkëpunimi.

Rrjetet sociale kanë një rol shumë të rëndësishëm për sa i përket impaktit që një kompani e caktuar le në publik dhe gjithashtu janë platforma shumë të rëndësishme për të komunikuar një produkt ose një shërbim. 

Në rrjetet sociale sipas çiftit është më mirë që postimet të mos jenë të shumta në mënyrë që ti lenë publikut më shumë kohë për tu njohur me shërbime ose produkte të ndryshme. Që marketingu i një biznesi apo produkti të caktuar të ketë sukses duhet që shikuesin ta përfshijë edhe emocionalisht. 

Çifti ka edhe 2 fëmijë që pavarësisht punës që ato kanë gjejnë kohë edhe për ata. Edhe pse ato punojnë së bashku rolet e tyre janë të ndara nga njëri-tjetri, Arjanita merret më shumë me manaxhimin ndërsa Redi merret me realizimin e ideve të reja.