"Vajza e Kishës të mori lekët dhe të la Genard", Shabani: Vlen shprehja "Më mirë imorale sesa false"

Tema e mbrëmjes “Kujt do i kërkoje falje” hapi një temë shumë interesante që shpesh ndeshemi në jetën tonë të përditshme. Të gjithë jemi njohur me historinë e Genardit për vajzën e kishës e cila i mori 50 milionë lekë dhe në fund e la. Por, lind pyetja një vajzë e cila predikon fenë a mund të bëjë një veprim të tillë?

Dajana: Genard kujt do i kërkoje falje?

Genardi: Në një moment falje do i kërkoja motrës time kur isha duke u marrë më zoçkat. Merresha me zoçkën dhe dilja shumë me të dhe lashë motrën pas dore. Motra më thoshte gjithmonë ti nuk dole asnjëherë me mua për kafe ngele pas femrës

Dajana: Aaaa pas asaj gocës së Kishës?

Genardi: Po.

Dajana: Vërtetë tani, si ka shkuar e dashura jote me Sonidën?

Genardi: 2-3 herë ka pirë kafe jo më shumë.

Dajana: Nuk e donte Sonida?

Genardi: Jo se nuk e donte, por Sonida ballafaqohej me të se ajo ishte drejtë e drejtë.

Dajana: Sonida i bie troç fare, më shkrin ajo mua. Genard kam një pyetje, kjo vajza e Kishës, për çfarë lutej në Kishë ajo se lekët t’i mori, motrën nuk ta donte, ty të la. Po këto vajzat e mira, floku gështenjë e këmisha këtu, të urta e të butë, mirë e mirë shumë të rrezikshme Genard

Genardi: Po tani vijnë për të larë mëkatet

Dajana: Atëherë është shprehja më mirë imorale sesa false.

D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00

Për më shumë klikoni në linkun më poshtë: