Thriller në rrugët e Maqedonisë së Veriut, shoferi përplas me makinë dy policë, ther me thikë një tjetër

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut. Mediat  vendase bëjnë me dije se ditën e djeshme janë dhunuar disa policë, njëri prej të cilëve është sulmuar me thikë.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00 në rrugën Manastir-Resnje.

Si ndodhi ngjarja:

Makina “Peugeot” e drejtuar nga I.Gj.(41) nga Rosomani nuk është ndalur në shenjë ndalese nga punonjësit e policisë, duke i goditur dy prej tyre me automjet.

Menjëherë pasi u ndalua, ka plagosur me thike një punonjës policie në detyrë.

Ai është ndaluar në Komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.