"Pse më shikon", I riu i nxjerr syrin dhe i çan kafkën 47-vjeçarit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Shkurt 2022, 13:11
"Ndjeva një gisht në syrin tim. Syri im u bë copë."
Kjo është dëshmia e një 47-vjeçari në Chania të Kretës që humbi syrin dhe mori dëmtime në kokë pas një sulmi pasi autori 24-vjeçar i tha "Pse më shikon?"
Mediet greke shkruajnë se pas 3 sulmeve të përsëritura, 24-vjeçari arriti që t'i shkulte syrin.
Viktima i cili humbi shikimin nga syri i djathtë ka ngritur padi ndaj tij dhe çështja është vënë para drejtësisë, shkruan Protothema.
