Nesho: Serbia është një kopje e Rusisë, në rastin me targat me Kosovën, dërgoi ushtrinë në kufi

Në “Ora e Betit” në RTV Ora nga Beti Njuma, Agim Nesho, diplomat u shpreh se të gjitha veprimet e bëra deri më tani nga Serbia është një kopje e Rusisë.

Ai tha se rasti me targat që pati me Kosovën, dërgoi ushtrinë në kufi, ndërkohë shtoi se vetë Vuçiçi tha se fuqia ushtarake e Serbisë duhet ta kalojë 110% atë të Ballkanit Perëndimor

Nesho: Të gjitha veprimet e bëra deri më tani nga Serbia është një kopje e Rusisë. Rasti me targat që pati me Kosovën, dërgoi ushtrinë në kufi. Bënë presion direkt me ushtrinë. Ndërkohë vetë Vuçiçi tha se fuqia ushtarake e Serbisë duhet ta kalojë 110% atë të Ballkanit Perëndimor.

Ai po punon për rritjen e armatimit rus dhe përbën një regjim potencial rus. Ata kërkojnë dominimin e së shkuarës e ka në subkoshiencën e saj. Është elementi kryesor që prevalon në veprimet politike të tyre.