Krasniqi: Krahasimi i Putinit i Kosovës me Krimenë nuk qëndron, flet si një njeri që ka humbur arsye
Në “Ora e Betit” në RTV Ora nga Beti Njuma, profesor Milazim Krasniqi u shpreh se Krahasimi i Putinit me Krimenë nuk qëndron sepse ai pothuajse flet si një njeri që ka humbur arsye.
Ai tha se edhe gjykata ndërkombëtare e ka vënë në dukje se shpallja e pavarësisë nuk ka qenë në kundërshtim me të drejtat ndërkombëtare.
Krasniqi: Krahasimi i Putinit me Krimenë nuk qëndron sepse ai pothuajse flet si një njeri që ka humbur arsye dhe ka 20 vite që e bllokon Kosovën në Këshillin e Sigurimit, por ama shembullin e Kosovës e përdor për politikat e tij.
Ai është një manipulator dhe çështja është se Kosova dhe Krimeja nuk mund të krahasohen në asnjë moment, sepse Kosova ka qenë pjesë e ish-federatës Jugosllave dhe pas shpërbërjes Kosova ka pasur të drejtë për të vendosur për fatin e saj. Edhe gjykata ndërkombëtare e ka vënë në dukje se shpallja e pavarësisë nuk ka qenë në kundërshtim me të drejtat ndërkombëtare.

