"Korrupsioni i të tjerëve, suksesi imi", Kryeministri: Karrigen ua dhashë unë, detyrën mbajeni vetë
Katër orët e para të Komisionit Hetimor me përgjigjet e kryeministrit Edi Rama vazhduan mes debateve, batutave por dhe me përgjigjet për tre koncesionet e përpunimit të mbetjeve.
Rama: Sprova e pushtetit është sprova më e fortë sepse pushteti ka shumë tundime. Njeriu o është, o s'është, s'bëhet në këtë pikë. Si tha ai? Bishti i qenit ka bishtin e qenit.
Duke kërkuar sqarime mbi kontratat e majme, kryetarja e komisionit Jorida Tabaku kujtoi se janë dy ministra të qeverisë Rama që janë të ndaluar.
Rama: 510 euro x 100 mijë euro, sa i bie?
Tabaku: 7x7 bëjnë 42 si Lefter Koka në burg.
Pavarësisht kësaj, Kryeministri thekson ndarjen mes nismave ligjore dhe veprimeve individuale.
Rama: Unë me ministrin e Mjedisit të kohës, Lefter Kokën, kam pasur një bashkëpunim shumë të mirë. Për këtë punë kemi folur vijimësisht dhe ka qenë super i angazhuar si ministër për punën. Se çfrë ka bërë, nëse e ka bërë, pas shpinës. Jam shumë krenar për punën që kam bërë me Saimir Tahirin dhe në punën që Saimir Tahiri ka bërë me mua nuk hyn asgjë nga ato për të cilat Saimir Tahiri pastaj ka hyrë në akuza. Kurrë mos të ardhtë dita, në këtë rast ju, të shkoni aty ku është Lefter Koka, por Lefter Koka ka nënë, ka familje.
Tabaku: Patjetër, nuk jam unë organ akuze sot, jeni ju dëshmitar.
Rama: Jo, jo, nuk mund ta përdorni.
Pavarësisht sjelljes politike sa i përket koncesioneve, si Rama dhe Tabaku nuk harruan replikat.
Rama: Zonja Topalli, zonja Tabaku, më fal, ndjesë.
Tabaku: Zoti Koka, ndjesë, zoti Rama.
Për Ramën, ndalimi i ministrave tregon se drejtësia e re po funksionon.
Rama: Para shumë pak vitesh prokurores së përgjithshëm i thuhej lavire.
Tabaku: Fokusohu.
Rama: Jo nuk fokusohem,urdhrave të prokurores i thuhej mos i zbatoni. I ka thënë një gruaje lavire, ai legjendari dhe legjendarit i keni kthyer sot kurrizin se jeni me Amerikën.
Madje Rama shprehet se në këtë komision po reagon me tone të qeta e jo si në rastin e hetimeve të drejtuara në vitin 2003 nga i ndjeri Sokol Olldashi.
Rama: Jam alarmuar, kam vënën alarmin more nuk ka 430 milion euro, nuk ekzistojnë. Sot nuk mora as megafon, as fotografi që të tregoja pamje.
Akuzave për aferën sipas PD prej 430 milionë euro, Rama i përgjigjet edhe duke bërë kryqin.
Rama: Te lekët, patjetër. Aty është lepuri, lepuri i madh që kemi futur në bark ne.

