Vetëvrasja e frikshme, gruaja shtrihet në shina dhe copëtohet nga treni
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Shkurt 2022, 17:25
Një rast tronditës vetëvrasjeje ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Kryoneri të Atikës, Greqi, me një grua 46-vjeçare të shtrirë në shina dhe në pritje të trenit për ta tërhequr zvarrë.
Sipas informacioneve të protothema.gr, pak pas mesditës, treni IC53 që operonte në linjën Selanik-Athinë, ka kaluar në vendin ku gruaja ishte shtrirë dhe për pasojë e ka tërhequr zvarrë dhe copëtuar.
Menjëherë në vendngjarje shkuan forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse, të cilët e kanë nxjerrë trupin e copëtuar të gruas fatkeqe.


