Ukraina thirrje për takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së
Ukraina ka bërë thirrje për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së lidhur me veprimet ilegale të Rusisë bën të ditur ministri i Jashtëm në një postim në Tëitter.
Dmytro Kuleba shton: Tashmë ia kemi bërë kërkesën Këshillit”
Gjatë fjalimit të tij drejtuar Kombit Putin tha se "Ukraina kurrë nuk ka pasur një traditë të shtetësisë së vërtetë" dhe se Ukraina moderne ishte "krijuar" nga Rusia.
Ai sulmoi idenë e anëtarësimit të Ukrainës në aleancën mbrojtëse të NATO-s, duke thënë se kjo do të shërbente si "një kërcënim i drejtpërdrejtë për sigurinë e Rusisë".
Putin gjithashtu përsëriti argumentin e tij se NATO kishte injoruar shqetësimet ruse të sigurisë.
Ai e përfundoi fjalimin duke thënë se Rusia do të njihte territoret e kontrolluara nga rebelët, duke paralajmëruar se Ukraina duhet të ndalojë së qëlluari në pozicionet rebele ose të përballet me pasojat.
