Biden telefonon presidentin ukrainas. Premton se do të përgjigjet ‘me shpejtësi e me vendosmëri’ ndaj çdo agresioni rus
Shtëpia e Bardhë tha se presidenti i SHBA-së Joe Biden ka telefonuar presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky për të dënuar vendimin e Rusisë për të njohur rajonet separatiste në lindje të vendit.
Biden rikonfirmoi angazhimin e Shteteve të Bashkuara ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës", thotë Shtëpia e Bardhë.
Ai gjithashtu i tha presidentit ukrainas se SHBA planifikon të vendosë sanksione dhe tha se do të përgjigjet "me shpejtësi dhe vendosmëri, në hap të ngushtë me aleatët dhe partnerët e saj", ndaj çdo agresioni të mëtejshëm nga Rusia.
Shtëpia e Bardhë thotë gjithashtu se Biden ka telefonuar presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz për të diskutuar se si të koordinojnë përgjigjen e tyre.

