Turqia 'fuqishëm' u kërkon qytetarëve të saj të largohen nga Ukraina lindore
Turqia i bën thirrje qytetarëve të sajë të largohen nga Ukraina Lindore në prang të vendimit të Rusisë për njohjen e pavarësisë së rajoneve ukrainase, Donetsk dhe Luhansk, të cilat kontrollohen pjesërisht nga separatistët e mbështetur nga Moska.
Përmes një postimi në tëitter mbrëmjen e sotme ministri i Jashtëm turk shkruan se qytetarët e tij janë shumë të këshilluar për tu larguar.
Turqia, e cila është anëtare e NATO-s, ndan një kufi detar me Ukrainën dhe Rusinë në Detin e Zi dhe ka bërë thirrje për një zgjidhje paqësore të krizës. Ajo ka ofruar gjithashtu të ndërmjetësojë konfliktin.
Ndërkohë Putin urdhëroi Ministrinë ruse të Mbrojtjes të dërgojë paqeruajtësit rusë në rajonet lindore të Ukrainës
Announcement Regarding Travel to and Security Situation in Eastern Regions of Ukrainehttps://t.co/2noRYwz8qO pic.twitter.com/77DZdxa9Dy
— Turkish MFA (@MFATurkiye) February 21, 2022
