Njohja e Donetskut dhe Luhanskut, Blinken: Do të marrë përgjigje të shpejtë e të vendosur!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Shkurt 2022, 22:53
Edhe sekretari amerikan i Shteti, Anthony Blinken ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në lidhje me konfliktin Ukrainë Rusi dhe deklaratat e Putinit.
Blinken shkruan se njohja e territoreve të Donetskut dhe Luhanskut si “të pavarura" nga Moska kërkon një përgjigje të shpejtë dhe të vendosur.
Blinken siguroi se SHBA-të do të ndërmarrin hapat e duhur në koordinim me partnerët.
Blinken: Njohja e Kremlinit të të ashtuquajturave "Republikat Popullore të Donetskut dhe Luhanskut" si "të pavarura" kërkon një përgjigje të shpejtë dhe të vendosur dhe ne do të ndërmarrim hapat e duhur në koordinim me partnerët.

