Totti dhe Ilary Blasi drejt ndarjes pas 20 vitesh. Ja partnerja e re ish kapitenit (Foto)
Prej ditësh në shtypi italian flitet për një krizë në marrëdhëniet e çiftit Francesco Totti dhe Ilary Blasi. Ish kapiteni legjendar i Romës nuk shihet prej kohësh në rrjetet sociale me Ilaryn e cila nga ana e saj vijon të drejtojë disa programe televizive.
Por në orët e fundit në Itali shkruajnë se të dy janë gati të bëjnë hapin e radhës për t’i dhënë fund martesës 20-vjeçare mes tyre madje Totti tashmë ka nisur një lidhje të re.
Shkruhet se është 33-vjeçarja Noemi Bocchi ajo që i ka rrëmbyer zemrën Tottit dhe lidhja mes tyre ka nisur disa muaj më parë dhe vetëm në javët e fundit ata kanë dale hapur në lidhjen e tyre. Noemi ishte edhe në “Olimpico” në ndeshjen Roma-Genoa dhe madje disa stola më tutje se Totti në zonën vip të stadiumit. Në foto duket vajza më sipër që nuk i heq sytë nga ish futbollisti i famshëm italian.

Shtypi italian ka bërë dhe analizën e partneres së legjendës së Romës e cila është diplomuar në Ekonomi dhe ka qenë e martuar me një biznesmen e drejtues të një ekipi futbolli./Ora News/.
