Leeds-United nuk mund të jetë e qetë, McTominay tregon pasojat e “luftës”

Ka një rivalitet të madh mes Leeds United dhe Man. United. Madje as trajneri Rangnick nuk ishte në dijen kur e pyetën dhe kërkoi ndjesë pasi nuk kishte informacion.

Në fakt të dyja skuadrat janë jashtëzakonisht rivalë dhe ndoshta të urryer dhe kjo buron nga historia mes dy zonave, Lancashire dhe Yorkshire ku dhe ndodhi lufta e famshme e Trëndafilave në vitet 1455.

Që atëherë këto zona kanë një rivalitet të madh në çdo aspekt dhe Leeds-United nuk mund të jetë asnjëherë një ndeshje e qetë.

Këtë e tregoi dje edhe sfida mes tyre ku jashtëzakonisht ishte e tensionuar dhe shumë fizike teksa sot mesfushori i djajvë të kuq, Scott McTominay tregoi pasojat e kësaj “lufte”.

Leeds-United nuk mund të jetë e qetë, McTominay tregon pasojat e

Ai pati shumë përplasje në mesfushë dhe foto e publikuar prej tij bëri xhiron e rrjetit me shenjat e lëndimit dhe të shkeljes nga ana e lojtarëve të Leeds./Ora News/.