Rishfaqet Novak Djokoviç. Tenisti serb habit në duelin e parë
I përkushtuar dhe shumë i vëmendshëm, numri 1 i botës, Novak Gjokoviç ia doli në Dubai në rikthimin e tij në një event zyrtar ku kishte dy muaj e gjysmë pa luajtur.
Këtë të hënë në mbrëmje, tenisti serb u rishfaq në turneun e Dubait ku mund të luhet pa qenë domosdoshmërisht i vaksinuar teksa hoqi qafe Lorenzo Musettin në dy sete 6-3, 6-3 pas 1 orë e 13 minuta përballje.
Djokoviç nuk kishte luajtur asnjë ndeshje zyrtare që nga 3 dhjetori dhe forma e tij ishte shumë e mirë duke habitur të gjithë pasi mendohej se ajo që ndodhi në Australi mund të ndikojë në gjendjen psikologjike të numrit 1 në botë.
Paraqitja e tij e fundit shte në gjysmëfinalet e Davis Cup, kundër Marin Cilic teksa sot në Emiratet e Bashkuara Arabe e rinisi aty ku e la me fitoren e pestë radhazi, pa shumë frikë, ndaj italianit Lorenzo Musetti, i 58-ti në botë.
Very impressive first match from Novak Djokovic in Dubai. Gonna be tough to stop him… https://t.co/7SDMYa0cE2
— José Morgado (@josemorgado) February 21, 2022
“Më në fund është këtu që e filloj sezonin tim dhe është një moment i mrekullueshëm për mua. Është një fitore në dy sete. Kam luajtur saktë, edhe nëse kam pasur momente ku kam akumuluar gabime por kjo është normale pas dy muajsh e gjysmë pa një ndeshje zyrtare. Nuk ishte perfekte, por nuk është keq”, u shpreh Djokoviç pas rikthimit si fitues në Dubai.
