Leonardo me Verrattin rrezikojnë pezullime. Neymar mendon të largohet

Humbja me St. Etienne fundjavën e kaluar ka irrituar drejtuesit e PSG-së. Performanca e skuadrës la shumë për të dëshiruar ndërsa në fund të takimit ka patur edhe përplasje të forta në korridoret e stadiumit të Nantes.

Mësohet se Leonardo dhe Verratti janë sulur drejt arbitrave për t’u ankuar për gjykimin teksa u kanë shpëtuar edhe fjalë të rënda si “jeni për turp, ju na e shpifni futbollin” dhe të gjitha këto sipas shtypit francez janë shënuar nga delegatët e Federatës Franceze.

Rrreziku është i madh që si drejtuesi ashtu edhe mesfushori italian të marrin pezullime të gjata, ndoshta 1 muaj për Brazilianin si drejtues dhe 2 ndeshje për lojtarin e PSG-së.

Ndërkohë që situata është jo e qetë, Neymar surprizoi sot sërish duke bërë deklarata aspak normale.

Ai u shpreh në një intervistë se do t’i pëlqente të luante në Major League Soccer dhe arsyetimi ishte disi qesharak.

“Dua të luaj në Shtetet e Bashkuara pas eksperiencave të mia në Evropë, të paktën për një sezon. Është një kampionat i shkurtër, ka tre-katër muaj pushime. Duke qenë i tillë pa shumë ngarkesë mund të zgjatet edhe jetëgjatësia ime në fushë. Kam dyshime për mundësinë që të rikthehem për të luajtur në Brazil. Ndonjëherë e mendoj dhe them se do ta doja, herë të tjera jo”, tha sulmuesi brazilian, Neymar./Ora News/.