“Të ka dërguar Juventusi”, Mourinho merr pezullim dhe gjobë
Gjykata Sportive në Itali nuk ka bërë asnjë lëshim ndaj Mourinhos duke e ndëshkuar për shpërthimin dhe sjelljen e tij në ndeshjen Roma-Verona.
Trajneri portugez humbi toruan për disa vendime të arbitrit Pairetto dhe ndaj tij bëri gjestin e telefonit e më pas I shfryu duke i thënë se të ka dërguar Juventusi.
Një sjellje e tillë nuk mund të shpëtonte pa ndëshkim dhe Gjykata Sportive ka dhënë 2 ndeshje pezullim dhe 20 mijë euro gjobë.
Nuk mbetën pa denim as përgatitësi i portierëve, Nuno Santos që u pezullua me 2 ndeshje teksa me një ndeshje u pezullua edhe përgatitësi atletik i Romës, Rapetti.
Ndërkohë që tifozët shprehën mbështetjen për Mourinhon me pankarta në qendrën stërvitore të klubit, Roma do të ketë probleme në dy ndeshje pa portugezin në pankinë që nuk do të jetë ndaj Spezias dhe Atalantës./Ora News/.
