Klubi i shqiptarëve në Zvicër shkarkon trajnerin edhe pse fiton
Pajtim Kasami, Taulant Xhaka dhe Albian Hajdari janë lojtarët shqiptarë lider duhet thënë te Baseli. Po të përmendim dhe Edon Zhegrovën që u largua në janar ishin 4 të tillë në skuadrën zvicerane që këtë sezon nuk po ecën mirë.
Në fundjavë ata fituan 3-0 ndaj Lausanne por duket se ecuria nuk është siç pritej pasi ekipi renditet në vendin e tretë.
Kjo situate ka rënë mbi supet e trajnerit Patrick Rahmen i cili pas fitores është shkarkuar. Duket e çuditshme po ta mendosh por në fakt analiza është bërë për një ecuri të gjatë të ekipit dhe gjithashtu në shtypin helvet shkruhej se ai nuk kishte raporte të mira me të gjithë lojtarët. Edhe shqiptarët ishin mes atyre të pakënaqur teksa ata ishin në stol në ndeshjen e fituar 3-0.
Guillermo Abascal do të drejtojë përkohësisht ekipin që është 10 pikë larg kryesuesve dhe që gjithmonë ka luftuar për titull./Ora News/.
