Invazioni rus në Ukrainë, finalja e Championsit nuk mund të luhet në St. Petersburg

Vetëm në 24 orë, situata në Ukrainë ka ndryshuar në mënyrë radikale dhe pasi UEFA dy ditë më parë konfirmoi se nuk do të ndryshojë vendi i finales së Champions League tani duket krejt e kundërta.

Me një invasion rus në Ukrainë dhe me sanksione që do të ketë ndaj Rusisë nga BE apo SHBA, është e pamundur të mendohet se finalja e Champions League të luhet në St. Petërsburg më 28 Maj ashtu siç është konfirmuar më parë.

UEFA duket se po vlerëson ndryshe tashmë situatën dhe është e kuptueshme që një finale në një situate të tillë në territorin rus nuk mund të luhet.

Shtypi britanik pothuajse e konfirmon që UEFA do të ndryshojë vendin e zhvillimit të finales që në fakt në dy vitet e fundit ka ndryshuar për shkak të pandemisë e kësaj radhe do të ndryshojë për shkak të një agresioni të pakuptimtë rus ndaj Ukrainës./Ora News/.