Ardi Behari tregon ku gaboi Tirana: Nuk prodhon dot lojë, ky ishte çelësi i triumfit të Kastriotit
Trajneri i kombëtares U18, Ardi Behari, në emisionin “Ora Sport” në RTV Ora, analizoi javën e 21 të Abissnet Superiore. Duke u ndaluar te Kastrioti-Tirana, Behari, u shpreh kështu:
“Ishte një nga javët më të bukura deri më tani. Kastrioti-Tirana, ishte e paralajmëruar që do të ishte një ndeshje e tillë. Trajneri Orges Shehi e kishte thënë që përpara ndeshjes, që priste një sfidë delikate. Kastrioti bëri një ndeshje mjaft të mirë, jo vetëm Greca, i cili është një lojtar tepër i shpejt, por e gjitha skuadra me mënyrën sesi e aplikoi lojën.
Me zbritje në sulm, me stacione...e kapën Tiranën në kundërsulm sa herë që deshën... insistoi që Tirana nuk e nënvlerësoi këtë ndeshje, por ishte tepër e vështirë. Nuk është ajo skuadër, që prodhon lojë. Edhe kur ka fituar me goleada, Tirana i ka mposhtur kundërshtarët me kundërsulm”, tha Behari.
