10 të zhdukur nga trageti i djegur, shpresat për të mbijetuar shuhen ndërsa kërkimet pritet të mbyllen

Një shofer kamioni 58-vjeçar i cili rezultonte i zhdukur që nga djegia e tragetit pranë Korfuzit është gjetur i pajetë mëngjesin e së hënës.

Të paktën 10 persona rezultojnë ende të zhdukur, sipas listës zyrtare të pasagjerëve, ndërsa të dielën u gjet i gjallë një prej 12 të humburve.

Ekipet e shpëtimit pritet që të përfundojnë kërkimet për të zhdukurit gjatë ditës së hënë, 21 shkurt të cilët dyshohet se janë bllokuar në garazhin e anijes e për fat të keq mund të kenë humbur jetën.

Në orët e para të mëngjesit të së premtes, 18 shkurt trageti i linjës Igumenicë-Brindisi u përfshi nga flakët në afërsi të ishullit të Korfuzit për shkaqe që mbeten ende të panjohura.