Njohja e rajoneve ukrainase nga Rusia, Borrell: BE-ja dhe partnerët e saj do të reagojnë me unitet!
Përfaqësuesi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka reaguar, për njohjen e republikave të vetëshpallura në Ukrainën lindore nga Rusia.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale,Borrell shkruan se ndarja e territoreve është një një shkelje e hapur e ligjit ndërkombëtar,ndërsa shton se BE-ja dhe partnerët e saj do të reagojnë me unitet dhe me vendosmëri ndaj kësaj lëvizje të Putin.
“Njohja e dy territoreve separatiste në #Ukrainë është një shkelje e hapur e ligjit ndërkombëtar, integritetit territorial të Ukrainës dhe marrëveshjeve të Minskut . BE-ja dhe partnerët e saj do të reagojnë me unitet, vendosmëri dhe vendosmëri në solidaritet me Ukrainën.”
Presidenti rus, Vladimir Putin, njoftoi sot se ka nënshkruar dekretin për njohjen e pavarësisë së rajoneve ukrainase, Donetsk dhe Luhansk, të cilat kontrollohen pjesërisht nga separatistët e mbështetur nga Moska.
Rreth vendimit për të njohur rajonet Donetsk dhe Luhansk është informuar lideri francez, Emmanuel Macron dhe ai gjerman, Olaf Scholz, është thënë në deklaratën e Kremlinit.
