Njohja e rajoneve ukrainase nga Rusia, Johnson: Shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson është pyetur për lëvizjen e Vladimir Putin në një konferencë shtypi.

Ai thotë se njohja e republikave të vetëshpallura në Ukrainën lindore do të ishte qartësisht në shkelje të ligjit ndërkombëtar.

"Është një shkelje flagrante e sovranitetit dhe integritetit të Ukrainës," - thotë ai. "

“Ky është një mohim i procesit dhe marrëveshjeve të Minskut e mendoj se është një ogur shumë i keq, dhe një shenjë shumë e errët." – shtoi Johnson.