Putin fjalim para kombit: Rusia u grabit kur Bashkimi Sovjetik u shpërbë në 1991
Në një fjalim drejtuar kombit presidenti rus Vladimir Putin thotë se Ukraina nuk ka histori për të qenë një komb i vërtetë.
Ai e nisi fjalimin e tij duke folur për historinë dhe thënë se Ukraina moderne është krijuar nga Rusia.
Putin thotë se Rusia u "grabit" kur Bashkimi Sovjetik u shpërbë në vitin 1991.
Kjo është diçka për të cilën ai ka folur më parë dhe ai dikur e quajti rënien e bllokut një "katastrofë gjeopolitike".
Presidenti rus, Vladimir Putin do të njohë pavarësinë e rajoneve në lindje të Ukrainës, të cilat kontrollohen nga separatistët, ka thënë Kremlini përmes një deklarate të hënën.
Rreth vendimit për të njohur rajonet Donetsk dhe Luhansk është informuar lideri francez, Emmanuel Macron dhe ai gjerman, Olaf Scholz, është thënë në deklaratë.


