Rriten sërish vdekjet dhe infektimet: 1,533 raste të reja, 7 humbje jete dhe 134 pacientë në spital

Në 24 orët e fundit janë kryer 5,404  testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1,533 qytetarë.

Janë 18,068 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 134 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar.

Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka shtatë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Pesë qytetarë nga Tirana 64-85 vjeç, një qytetar nga Vlora 67 vjeç, një qytetar nga Kuçova 68 vjeç.

Janë shëruar 2,215 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 238,655 që nga fillimi i epidemisë.

Të infektuarit janë në këto bashki:

598 në Tiranë, 87 në Fier, 76 në Vlorë, 66 në Shkodër, 64 në Durrës, 54 në Elbasan, 53 në Gjirokastër, 45 në Lushnje,39 në Sarandë,  37 në Berat, 29 në Krujë, 27 në Pogradec, 24 në Patos, Kuçovë, 21 në Lezhë, 19 në Kavajë, Cërrik, 16 në Kamëz, Tepelenë, 14 në Dimal, 13 në Vorë, Gramsh, 12 në Kukës, 11 në Divjakë, Korçë, Skrapar, 10 në Memaliaj, 8 në Mirditë, 7 në Malësi Madhe, Pukë, Tropojë, Kurbin, Rroskovec, 6 në Vau i Dejës, Mallakastër, Delvinë, Poliçan, Peqin,  5 në Fushë Arrëz, Shijak, Selenicë, 4 në Dibër, Prrenjas, , Himarë, Libohove, Përmet, Kolonjë, 3 në Devoll, 2 në Dropull,  Maliq, Has, 1  Mat, Finiq, Belsh.

Statistika (01 Shkurt  2022)

Raste të reja ditore         1,533

Të shëruar në 24 orë      2,215

Të shtruar në spitale       134

Humbje jete në 24 orë    7

Testime ditore                 5,404

Testime totale              1,671,351

Raste pozitive                 260,076

Raste të shëruara           238,655

Raste Aktive                      18,068

Humbje jete                        3,353

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            8,041

Shkodër         1,617

Fier                 1,712

Vlorë              1,316

Elbasan          1,140

Gjirokastër      1020

Berat                 755

Korçë                714

Lezhë                699

Durrës              597

Kukës                309

Dibër                 148