Fshehu kokainën brenda statujës ngjyrë ari, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Londër

Fshehu kokainën brenda statujës ngjyrë ari, arrestohet

Shqiptari Aldo Alushi 29-vjeç është arrestuar në Londër pasi u kap me drogë në aeroportin Stansted.

Policia kontrolloi shqiptarin pasi panë një pako të dyshimtë.

Mediat britanike bëjnë me dije se policia ka gjetur drogën në kuti druri brenda së cilës ndodhej një statujën e rosës, ngjyrë ari. Substanca e gjetur ishte në versionin pluhur të drogës.

Po ashtu policia ka ushtruar kontrolle edhe në dhomën e gjumit të 29-vjeçarit shqiptar ku gjetën pesë celularë, një sërë dokumentesh me emra të ndryshëm.

29-vjeçari kishte jetuar ilegalisht në Britaninë e Madhe.