Prezantohet arma për fëmijë: Fuqi vdekjeprurëse njësoj si versioni me madhësi të plotë
Një prodhues i armëve në Illinois ka zbuluar një armë të modelit AR-15 për fëmijë që e ka quajtur JR-15 dhe e ka tregtuar me etiketën "Ajo funksionon njësoj si arma e mamit dhe babit."
Arma e prezantuar është 20 për qind më e vogël se një AR-15 e zakonshme dhe peshon 2.3 lbs rreth 1 kg, por prodhuesi i saj, Wee1 Tactical, premton se arma e zjarrit ka të njëjtën fuqi vdekjeprurëse si versioni i saj me madhësi të plotë.
Arma me kalibër 22 u prezantua muajin e kaluar në shfaqjen SHOT në Las Vegas , e cila konsiderohet si ekspozita më e madhe tregtare në vend e qitjes, gjuetisë dhe industrisë së jashtme.
Për të mos harruar se kjo armë i kushtohet fëmijëve, ajo është dekoruar me një kafkë dhe një biberon në versionin për vajzat dhe djemtë.
Sips prodhuesve arma i lejon të rriturit që të mësojnë fëmijët si të qëllojnë. Karikatorët kanë 5 deri në 10 fishekë, dhe kushton 389 dollarë.
Mbrojtësit e kontrollit të armëve kanë reaguar të tmerruar ndaj zbulimit të armës së vogël të stilit AR-15 të përshtatur për fëmijë, veçanërisht duke pasur parasysh një rritje të fundit të dhunës me armë në shkolla, raportoi Fast Company, shkruan Daily Mail.
Midis gushtit dhe dhjetorit 2021, pati 136 të shtëna në kampuset e shkollave, raportoi grupi i avokimit Everytoën for Gun Safety.
