Zbulohet kalendari i Djokoviç nëse vendos të mos vaksinohet

Novak Djokoviç vijon të qëndrojë strikt në planet e tij duke mos u vaksinuar dhe në intervistën e dhënë te BBC e bëri të qartë se është gati të humbasë edhe dy Grand Slame të tjera nëse e bëjnë pjesëmarrjen të kushtëzuar me vaksinimin.

Gjithsesi, në një situate të tillë kanë nisur aludimet se ku mund të luajë dhe ku mund të mos shkojë numri 1 i botës në tenis duke hartuar një kalendar të veçantë për të.

Duke qenë se ai ka rezultuar me covid në Dhjetor, për 6 muajt e ardhshëm me konfirmimin e kalimit të infektimit, Djokoviç nuk do të ketë probleme të luajë në disa evente të rëndësishme duke nisur nga ai në Beograd më 18-24 Prill e më pas në proven e parë të madhe, Mastersi i Madridit më 1-8 Maj. Këtu mjafton një test PCR 72 orë përpara dhe është “OK”.

Edhe në Wimbledon, Djokoviç do të jetë më 27 Qershor-10 Korrik pasi për në UK nevojitet një PCR 72 orë përpara se të futet në këtë vend, karantinim 10-ditor ku duhet më pas të paraqesë dy rezultate negative.

 

Por çfarë do të humbasë tenisti serb. Sigurisht nuk do të jetë në MAstersin Indian Wells 7-20 Mars, as atë në Miami 21 mars-3 Prill dhe më keq akoma nuk do të jetë as në US Open ku nevojiten dy doza vaksinimi.

Pritet më vonë edhe Roland Garros të jetë Grand Slami ku do të mungojë por këtu gjërat mund të ndryshojnë me lehtësimin e masave nga autoritetet franceze./Ora News/.