Drogë e armëmbajtje pa leje, policia e Korçës në aksion
Nga Iris Rezhda Përditësimi i fundit 17 Shkurt 2022, 13:31
Sërish aksion i drejtorisë vendore të policisë të Korçës.
Mësohet se janë ndaluar disa persona. Nuk dihet ende numri i saktë i tyre.
Aksioni vetëm pak minuta më parë nga efektivët e komisariatit të Pogradecit dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.
Burime bëjnë me dije se arrestimet janë bërë në kuadër të kontrolleve për armëmbajtje pa leje dhe për drogë.
Pritet të jepen detaje në vijim nga uniformat blu, ndërsa në drejtorinë vendore po shoqërohen të ndaluarit bashkë me 2 mjetet që ata janë kapur.

