Zonë plazhi, Currilat në Durrës mes ujërave të zeza dhe mbeturinave
Këto pamje vijnë nga zona e Currilave në Durrës.
Është ndër më të preferuarat për qytetarët durrasakë gjatë sezonit turistik, por lagjja ndodhet sot mes ndotjes masive dhe ujërave të zeza.
Mbetjet urbane gjithashtu nuk tërhiqen rregullisht, ndërsa qytetarët akuzojnë bashkinë e Durrësit.
"Zonë turistike, jetohet shumë keq. Nuk ka kanalizime. Deputetët premtojnë, marrin votat dhe nuk bëjnë asgjë."
Më shqetësuese bëhet situata duke marrë parasysh se zona është kodrinore dhe rrëshqitja e dherave dhe mbetjeve përfundojnë në det.
"Ujërat e zeza kanë plasur të gjitha. Nuk vjen asnjë."
Bashkia e Durrësit është kritikuar shpesh për menaxhimin e mbetjeve, ndërsa pas një marrëveshjeje në vitin 2021 me Landfilldin e Sharrës e gjithë bashkia i depoziton mbetjet atje.
Por pavarësisht kësaj, Durrësi vijon të ketë problematikë mbetjet.

