"Me bekimin e Veliajt" Incineratori i Tiranës gllabëron edhe Ndërtuesit. 110 milionë euro shtesë për koncesionin
Paratë që jepen për incineratorin e Tiranës nuk kanë fund. Janë 110 milionë euro që pronarët parashikohet të përfitojnë shtesë vetëm nga ndryshimi i normës së interesit, por edhe nga detyrimi i ndërtuesve për të depozituar mbetjet dhe dherat aty. Zbulimi i dokumenteve vjen në kohën kur spak ka nisur hetimin, por dhe komisioni parlamentar po shqyrton procesin.
Tirane - Bashkia e Tiranës nuk është përfshirë në aferën e incineratorëve vetën në dhënien e miratimit pa vendim të këshillit bashkiak. Institucioni i drejtuar nga Erion Veliaj ka detyruar edhe firmat ndërtuese të paguajnë në këtë landfill, kjo duket qartë në deklaratën e dhënë në komisionin hetimor
"Me një vendim që nuk e dimë por që ekziston nga bashkia detyrohen ndërtuesit të firmosin marrëveshje të veçantë me përfaqësuesit e landfillit. Duhet të paguajmë një taksë sikur këto janë mbetje inertesh. Të konsiderosh dheun mëmë që gërmon mbetje është pa sens" tha dje Luigj Aleksi, kryetar i shoqatës së ndërtuesve
Por si qëndron e vërteta. Në këtë koncesion parashikohet të depozitohen 246,800 tonë në vit.
Ndërsa kosto për këtë shkon në 222 milione euro për të 30 vite.
Por realisht në buxhetin e këtij landfilli do të shkojnë edhe më shumë para. Janë 44 mijë ton mbetje inerte në vit e për kthyer edhe në 38 milionë euro shtesë.
E në fakt kjo implikon edhe drejtëpërdrejtë zyrtarët më të lartë të Bashkisë së Tiranës, ku për ndërtimin e pallateve lejet i jep vetë Erion Veliaj. Së fundi ai është akuzuar edhe për një rritje tejet të lartë të lejeve të ndërtimit.
Raportet ndërkombëtare kanë zbuluar se përmes këtyre ndërtimeve në kryeqytetin e Shqipërisë pastrohen paratë
Përfitimi i incineratorit të Tiranës nuk ndalet këtu. Janë 78 milionë euro të tjera të cilat i shtohen të ardhurave të landfillit vetëm nga rritja e normës së interesit. Rezultat ky i dalë nga analiza e bërë në raportin konfidencial të KLSH.

