PD këmbëngul tek dëshmia e adminstratorit të incineratorit të Fierit: Do të vijë me patjetër, sikur të sëmuremi të gjithë me covid

Administratori i incineratorit të Fierit, Loran Dusha nuk është paraqitur për të dëshmuar në Komisionin hetimor për Incineratorët, megjithëse në letërkëmbimet që ishin bërë më përpara kishte shprehur gadishmërinë.

Papritur sot që ishte dita për të dëshmuar Loran Dusha dorëzoi në komision një dokument analizë ku shkruhet se është me covid.

 “Kishte deklaruar se do të vinte patjetër në këtë komision por sot në mëngjes dërgon një letër ku shkruhet se është me covid. Kështu sëmuren me covid sa herë që ndodh diçka. Nga ato analizat që blihen me 10 euro. Ky komision do të presë 24 orë. Do i kërkojë Kuvendit të skedulojë një seancë përmes teknologjisë. Do ta riskedulojmë takimin me zotin Dusha për të premten. E kanë këshilluar shumë mirë deputetët e PS-së që janë specialistë në vjedhjen e tenderit të uniformave që ju këshillojnë. Do të vijë të dëshmojë në këtë komision. E zuri frika" tha deputetja Jorida Tabaku

Tabaku nënvizoi se dëshmia e administratorit do të merret patjetër dhe kërkoi që të nisë edhe një herë kërkesa për dëshmi përmes platformës online për të premten.

"Thirrja e tretë për të hënën në mëngjes. Thirrjen e katërt do të shkojnë policët që janë covid ta marrin, qoftë edhe me covid. Le të sëmuremi me Covid por do ta dëgjojmë zotin Dusha"