Berisha sulmon kandidaten e PS në Durrës: Duhet të ishte në gjyq, firmosi për ndërtesat që morën jetë njerëzish
Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar fushatën për promovimin e kandidatëve të "Shtëpisë së Lirisë" për zgjedhjet e pjessshme vendore në 6 bashki të vendit.
Ditën e sotme ai u ndal në një biznes fason në Shkozet, ku teksa kërkoi votën për Ardian Mukën, sulmoi kandidaten e PS-së Sako që sipas tij nuk tyë ishte para drejtësisë për firmosjen e ndërtesa të dëmtuara nga tërmeti i shtatorit dhe jo në garë zgjedhore.
Lideri i demokratëve, theksoi se këto nuk janë zgjedhje vendore, por janë të përgjithshme për të rrëzuar narko qeverinë.
Berisha: Këto janë zgjedhje vendore. Por aq sa janë vendore, janë edhe të përgjithshme.Vota juaj ka një vlerë të dyfishtë të madhe.Së pari, votoni një kandidat me vlera të mëdha njerëzore. Një kandidat që këdo që pyesni, vetëm fjalë të mira për Ardin dhe familjen e tij thotë. Një njeri punëtor, që gjatë gjithë jetës së tij edhe kur PD ka qenë në pushtet, nuk ka trokitur në qeveri për një përfitim.
Përballë tij, është një zonjë e cila garon në mënyrë shumë absurde. Zonja Sako nuk e ka vendin në garën elektorale, por në sallën e gjyqit. Kjo sepse ka firmosur si kryeinspektore për ndërtesat e dëmtuara nga tërmeti i shtatorit, firmë e cila u bë shkas që ata ndërtesa të merrnin jetë në nëntor.
Kjo është e vërteta e saj. Unë kur mësova këtë fakt, mendova se është një akt cinik dhe anti njerëzor i Vangjush Dakos dhe Edi Ramës. Një njeri që ka firmosur akte për shkak të të cilave humbën jetë njerëzish, nuk duhej të kandidonte kurrë.
Këta janë arrogantë. Për këta njerëzit janë thjeshtë numra për ti mashtruar, vjedhur’, tha gjatë fjalë së tij, lideri historik i demokratëve, Sali Berisha në Durrës.


