Akuzohet për vrasjen e Prekë Tonaj, gjykata mbyll në burg për 35 ditë të riun

Një gjurmë baruti në dorë ishte prova kryesore që prokuroria e Shkodrës paraqiti në gjykatë për të mbajtur në burg pa afat të riun Eduart Kesolla, i arrestuar pas vrasjes së Prekë Tonajt mbrëmjen e 13 shkurtit 2022, në fshatin Grudë.

Gjykata nuk e pranoi kërkesën e prokurorisë duke vendosur masën e arrestit me afat 35 ditor ndaj të dyshuarit.

Togat e zeza kërkuan që gjatë kësaj kohe prokuroria të zbulojë prova të tjera në lidhje me akuzën e ngritur ndaj të arrestuarit.

Vetë Eduart Kesolla nuk ka pranuar të flasë gjatë seancës në gjykatë ndërsa mbrojtjen e ka bërë avokati i tij i cili tha se deri më tani nuk ka asnjë provë të qartë që e implikon Kesollën në vrasjen e Tonajt.

47 vjeçari Prekë Tonaj u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e së dieles në një lokal në Grudë të Re të Shkodrës.

Vrasësi hyri në lokal me armë në dorë sipas dëshmive ndërsa fytyren e fshehu nën një kapele, dhe para se të qëllonte i ka thënë objektivit “A e di cfarë borxhi ke?

Autori u largua nga vendi i ngjarjes ndërsa policia menjëherë pas krimit ka kryer kontroll në banesën e të riut Eduart Kesolla i cili ishte në hasmëri me viktimën pasi një anëtar i familjes Tonaj i kishte vrarë babain. Pas kontrollit në banesë i dyshuari u shoqërua në polici ku ekspertiza zbuloi në duart e tij faktorë plotësues të qitjes me armë.

Akuzohet për vrasjen e Prekë Tonaj, gjykata mbyll në burg