Xibër, shkolla shërben edhe si qendër shëndetësore

Dikur me një kapacitet prej 20 shtretërish, sot qëndron e kyçur.

Mungesa e investimeve ndër vite, por edhe dëmtimet nga lëkundjet sizmike e kanë bërë këtë godinë të pabanueshme. Për këtë institucionet kanë kërkuar që për sigurinë e stafit mjekësor dhe pacientëve, asaj godine ti vihej kyci.

Nga banorët nuk kanë munguar as kërkesat për rikonstruksion, por duket se institucionet nuk e kanë dëgjuar.

“Në takimin që kam pasur në Klos me prefektin ia kam thënë se ky spital duhet të funksionojë sepse mbulon 6 fshatra por nuk është bërë asnjë punë”

Qendra shëndetësore në Xibër mbulon 6 fshatra në këtë zonë, por sot funksionon vetëm për dokumentacione nga mjeku i familjes, e për këto shërbime, kanë marrë hua një klasë në shkollën e mesme të bashkuar.

Nga klasa e përshatatur si qendër shëndetësore, qytetarët rekomandohen për të marr shërbim në Klos apo në Burrel.