Kultivonin kanabis në Ulëz dhe Mat, bie në pranga i treti

Policia e Matit ka arrestuar një 32-vjeçar, i dënuar me 4 vjet e 8 muaj burg.

Në pranga ka rënë Edi. Ll, banues në Baz, Mat.

Gjykata e Shkallës së Parë Mat, e ka dënuar këtë shtetas  me 4 vjet e 8 muaj burg për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".

I riu në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë (të arrestuar  nga Policia në nëntor 2019) , dyshohet se janë autorë  të disa rasteve të kultivimit të bimëve narkotike në zonat malore të njësive administrative Ulëz dhe Baz,  të cilat janë asgjësuar më parë nga Policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.