"Jemi shumë të zjarrtë në diskutime", Mimi Kodheli futet në mbledhje, ankohet për zhurmën e Komisionit Hetimor

Tonet e larta të zërit dhe debatet në Komisionin Hetimor për incineratorët kanë shqetësuar kryetaren e komisionit për Politikën e Jashtme, Mimi Kodheli.

Ajo hyri në mbledhjen e Komisionit, ku i kërkoi Tabakut të mbanin qetësi.

Tabaku: Kodheli ka shumë të drejtë, nuk jemi shumë të zjarrtë në diskutime dhe jemi duke penguar punën që ka me disa diplomatë të huaj.

Kodheli u largua por diskutimet me zë të lartë nuk përfunduan.

Kryetarja e Komisionit u detyrua të bëjë 5 minuta pushim.