Kim përshëndet dekretimin e anëtares së 10 të Gjykatës së Lartë: Rrit funksionalitetin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Shkurt 2022, 13:09
Ambasadorja Yuri Kim ka përshëndetur dekretimin nga Presidenti Ilir Meta të anëtares së re Arbena Ahmeti në Gjykatën së Lartë.
"Ne mirëpresim bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet institucioneve për zbatimin e reformës në drejtësi, përfshirë emërimin e sotëm të gjyqtarit të 10-të në Gjykatën e Lartë. Kjo rrit funksionalitetin e Gjykatës së Lartë, gjithashtu mundëson që Gjykata e Lartë të emërojë një gjyqtar për Gjykaten Kushtetuese", -shkruan Kim në Twitter.
Presidenti Meta dekretoi sot emërimin e Arbena Ahmetit si gjyqtarja më e re e Gjykatës së Lartë.
Me këtë emërim të ri, Gjykata e Lartë, nga sot bëhet me 10 gjyqtarë nga 19 anëtarë që duhet të ketë.
