Dokumenti për incineratorët, Kryemadhi: Shikoni si Zoto dhe Gugallja vetëpaguhen për të këshilluar veten
Kryetarja e LSI vijon të publikojë dokumente të tjera mbi atë që e cilëson afera e shekullit.
Në faqen e saj në facebook ajo ka ndarë me ndjekësit faaturat sesi kompanitë e incineratorëve paguanin veten për konsulencë.
Sipas Kryemadhit, deri në dhjetor 2021 'Zoto Consulting' ka marrë 118 milionë lekë të reja ndërsa 'Consulting SE Partnets' ka marrë 127 milionë lekë të reja.
Kryemadhi akuzon se ministrat, zyrtarët dhe kryetarët e bashkive kanë vepruar si një grup i strukturuar kriminal.
Kryetja e LSI inkurajon prokurorët e SPAK që të veprojnë sa më shpejt në mbrojtje të interesit publik.
Kryemadhi: Ja ku i kanë çuar paratë e shqiptarëve "veprat" e Edi Ramës!
Shikoni faturat, sesi Zoto paguan Zoton për të këshilluar Zoton. Stela paguan Stelën për të këshilluar Stelën.
Deri në dhjetor të vitit 2021, 'Zoto Consulting' ka marrë nga inceneratorët 118 milionë lekë të reja, ndërsa 'Consulting SE Partners', kompania e konsulencave të Stela Gugallja, ka marrë 127 milionë lekë të reja.
Ministrat dhe zyrtarët e qeverisë, kryetarët e bashkive, miqtë e tyre, kanë vepruar bashkë si një grup i strukturuar kriminal.
Në komisionin hetimor parlamentar publiku po shikon disa deputetë-avokatë mbrojtës të aferës korruptive të shekullit.
E vërteta gjendet në kallëzimet dhe provat që prokurorët e SPAK kanë përpara.
Pavarësisht zhurmës aktuale politike e mediatike për të mbrojtur karrierat e disave të përfshirë, e vërteta do të mbetet e pamohueshme.
Fatin e tyre, këta zyrtarë e kanë përcaktuar kur kanë firmosur për këto procedura.
Ne inkurajojmë fuqimisht prokurorët të veprojnë sa më shpejt, që të mbrojnë sa më shumë të jetë e mundur interesin dhe financat publike.
Inceneratori i Fierit dhe Tiranës vijojnë të marrin pagesa dhe çdo ditë vonese është në dëm të qytetarëve.
